Ish- zv/komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari i shkarkuar këtë vit nga detyra ka dhënë një opinion lidhur me zgjerimin e kufirit detar të Greqisë në 12 milje.

Sipas tij, Shqipëria më 2012 riktheu ligjin për gjërësinë e detit duke e çuar në 12 milje, që e çoi kufirin detar deri në Korfuz. Por në këtë rast nuk iu mor asgjë Greqisë.

Ndërkohë Greqia me kufirin e ri do të vijë deri në Himarë. Por sipas Meçollarit, në Shqipëri ka shqetësim për këtë, kurse grekët nuk janë shqetësuar se pse ujërat shqiptare shtrihet deri në Korfuz.
Meçollari del në konkluzionin se zgjerimi i detit territorial bëhet brenda vijës delimitiuese në drejtim të detit ndërkombëtar.

STATUSI NGA ARTUR MEÇOLLARI
Nje interpretim per zgjerimin e detit territorial te Greqise dhe nenin 15 te UNCLOS 1982

Ne trembemi se me zgjerimin e detit teritorial te Greqise ne 12 milje detare ujrat greke vijne deri ne Himare.

PO GREKET PSE NUK TREMBEN QE NE E KEMI DETIN TERRITORIAL 12 MILJE DETARE DHE NUK KEMI VAJTUR NE KORFUZ?

Cili eshte kuptimi i nenit 15.

1) zgjerimi i detit territorial nuk mund te shtrihet pertej vijes delimituese dhe jo nuk mund te zgjerohen nga shteti bregdetar nese nuk ka nje vije delimituese. Shprehja “pervec rastit kur ka nje marreveshje midis tyre”, ka kuptimin qe deti territorial mund te shtrihet pertej vijes delimituese nese shteti fqinje ta lejon nje gje te tille me marreveshje. Pra te jep det territorial nga deti i tij me marreveshje.

Le te marrim rastin konkret. Ne vitin 2008, Shqiperia shfuqizoj gjeresine e detit territorial 12 milje, e cila nenkupton ZERO, nese nuk e ke te deklaruar. Ne vitin 2012 rikthyem me ligj gjeresine e detit territotial 12 milje detare, por nuk i morrem asgje Greqise, pasi zgjerimi i detit territorial behet brenda vijes delimituese ne drejtim te detit nderkombetar. Mire ne qe shqetesohemi se Greqia do na vij ne Himare po e zgjeruan detin 12 milje detare, po greket pse nuk shqetesohen se ne kemi shkuar ne Korfuz pasi e kemi 12 milje detare?

UNCLOS 1982, Neni 15

Delimitimi i detit territorial ndërmjet Shteteve me brigje përballë ose ngjitur. Kur brigjet e dy Shteteve gjenden përballë ose ngjitur me njëri-tjetrin, asnjë nga dy Shtetet nuk ka të drejtë, përveçse kur ka një marrëveshje ndërmjet tyre, për ta shtrirë detin territorial përtej vijës mediane çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijave bazë nga të cilat matet gjerësia e detit territorial të secilit prej dy Shteteve. Megjithatë, dispozita e mësipërme nuk zbatohet kur, për shkak të ndonjë titulli historik ose rrethanave të tjera të veçanta, është e nevojshme që delimitimi i detit territorial të dy Shteteve të mos bëhet sipas mënyrave të mësipërme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb