Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se Prokuroria ka kërkuar për ish-zyrtaren Alda Klosin “arrest me burg” dhe masa pritet të jepet në Gjykatë.

“Alda Klosi ndodhet e shtruar në spital dhe është transferuar në një prej dhomave të qendrës spitalore nënë Tereza. Sipas procedurës gjyqtari ka mbërritur në spital dhe pavionin ku mbahet nën regjim mjekësor. Procedura parashikon që gjykata të konfirmojë gjeneralitetet”, tha gazetarja.

Më tej shtoi se nga informacionet paraprake rezulton se ka kundërshtuar akuzat dhe kërkon të rrëzojë dëshminë e pastrueses Rozeta Dobi.

Ndër të tjera gazetarja Lala tha se Rozeta Dobi për rreth katër orë ditën e djeshme është pyetur në ambiente e komisariatit dhe mësohet se ka shfajësuar djalin e saj duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: