Në një lidhje në Skype në programin “Rudina”, ishte këngëtarja nga Kosova, Edona Llalloshi. Ajo ka treguar se në datën 10 Mars ishte kthyer nga Gjermania dhe menjëherë ishte vetëkarantinuar në shtëpi. Gjatë këtyre ditëve ka qenë e frikësuar se mos ishte infektuar, por fatmirësisht ajo dhe familja e saj janë shumë mirë.

Edona Llalloshi: Unë në datën 10 u ktheva nga Gjermania dhe menjëherë që nga data 12 jam izoluar këtu në shtëpi. Me thënë të drejtën isha pak e frikësuar, se nuk isha e sigurt as tek vetvetja, se mos jemi infektuar edhe neve, se çdo ditë dëgjonim lajme të ndryshme. Por fatmirësisht me shëndet kemi qenë mirë, kaloi edhe ai stres, po hyjmë në javën e tretë që jemi të izoluar në shtëpi.

Edona shton se java e parë e qëndrimit në shtëpi ka qenë mjaft e vështirë, sidomos për fëmijët e saj. Këngëtaren kjo kohë e ka kthyer 21 vitë mbrapa, pikërisht në kohën e luftës. Por ndryshe nga atëherë, frika është krejt tjetër.

Edona Llalloshi: Java e parë ka qenë më e veshtirë, për fëmijët e mi ka qenë pak më e vështirë, derisa u ambientuan të qëndronin vetëm në shtëpi. Mua më ka kthyer 21 vite mbrapa, neve kosovarët po flas, e kujtojmë kohën e luftës kur kemi qenë në një farë mënyre kështu të izoluar, por tani është diçka krejt tjetër, duhet ta mbrojmë njëri-tjetrin. Atëherë ka qenë një frikë krejt tjetër, tani nuk e kemi atë frikë, tani duhet të mbrohemi dhe ta mbrojmë njëri tjetrin./tvklan.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb