Plagosja e menaxhierit të Feros, Mehmet Elshani është kthyer sërish në vëmendje. Fero ka thënë në Gjykatë se nuk ka pasur dijeni se të akuzuarit, Shpëtim Cakiqi, Leotrim Krasniqi dhe Adhurim Krasniqi kishin plagosur menaxherin e tij.

Reperi ka thënë para trupës gjykuese, se ditën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në xhami, duke kryer ritet fetare me disa miqtë e tij.

“Unë jam shku, jam fal dhe pas disa orëve dëgjova që o plagos menaxheri im, Mehmet Elshani, ashtu kam dëgju dhe kam pa në lajme”, tha Shabani.
Lidhur me të akuzuarit Fero ka thënë se nuk i njeh dhe se për herë të parë për to ka dëgjuar ditën e plagosjes.

Reperi ka shtuar se pas plagosjes ka shkuar në spital për të takuar ish-menaxherin e tij, por nuk është lejuar pasi gjendja shëndetësore e Elshanit ka qenë tepër e rëndë.

“Kam shku me vizitu në spital, më doket mbas një jave, se niher e ka pas gjendjen e keqe shëndetësore, nuk më kanë lon me hi, por e di që pas disa ditëve kam shku edhe e kam vizitu”, tha Shabani.
Pyetjeve se ai ka qenë shkaku i kësaj zënke mes ish-menaxherit të tij dhe personave të akuzuar, Fero ka thënë se nuk ka aspak dijeni dhe se nuk ka pasur konflikte me askënd. Lajmet e mediave ai i cilëson si prishje imazhi.

“Unë nuk kam qenë prezent kur ka ndodh rasti, nëse është e nevojshme me ardh apet, kom me ardh apet. Unë aq sa di, aq sa mbaj mend do të tregoj”, tha Shabani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: