Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi në familje që tronditi Xhafzotajn e Durrësit, ku një 45-vjeçar vrau me thikë gruan e tij 12 vite më të re. Ngjarja e rëndë ndodhi para pak mesnatës së të dielës, në banesën 4-katëshe të çiftit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dëshminë e Lulzim Cukut, i cili pas debateve për motive xhelozie goditi me thikë 33-vjeçaren Majlinda Cuku. Teksa shfaqte pengesë për krimin e rëndë, 45-vjeçari ka rrëfyer para hetuesve të çështjes shkakun që e shtyhu atë të ndërmerrte aktin ekstrem, duke vrarë gruan. Ai pohoi se ishte xheloz për fakti që gruaja e tij ishte më e re dhe e bukur.

“Unë isha shumë xheloz sepse gruaja ishte e re, ishte e bukur. Ishte 12 vjet me e re nga unë. Për këtë bëhesha shumë xheloz, sepse ajo jetonte më fëmijët ndërsa unë ikja shpesh herë në Greqi. Në Greqi kam punuar, dhe vija shpesh në Shqipëri. Gruaja nuk punonte sepse rriste fëmijët dhe të ardhurat i siguroja unë. Atë natë ne u zumë me fjalë. Fjalë pas fjale, sherri arriti kulmin sa nuk durova dot. E kam qëlluar me thikë, por nuk e dija që e kam vrarë. Pastaj ika natën e shkova në Dibër tek të afërmit. Jam bërë shumë pishman, se kam hall kush do na rrisë fëmijët. I kemi të vegjël. Si arrita që vrava gruan?! Nuk do më falë asnjë. E gjitha sepse jam xheloz. As familja ime, as e gruas nuk do më falin për këtë veprim që bëra. Doja të vrisja veten të mos jetoja më, por nuk e vrava.”, mësohet të ketë rrëfyer Cuku në polici, raporton ‘BalkanWeb’.

Kujtojmë se në banesën e çiftit që prej disa kohësh kishte ardhur nga fshatrat e Peshkopisë në Xhafzotaj, ishin dhe 3 fëmijët e tyre të mitur. Tashmë këta të fundit qëndrojnë tek të afërmit e tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: