Një lojë në dhomën e ndenjes është bërë shkak që Einxhel të Dëmtohet e të thyej krahun.

“Vëllai i Madh” i komunikoi banorëve përmes një zarfi se Einxhel është e detyruar t’i nënshtrohet një operacioni dhe gjatë kësaj kohe do të jetë e monitoruar nga kamerat.

Mirëpo, banorët e kanë kaluar me shaka këtë episode. Ata kanë improvizuar një “varrim” të Einxhel duke shkuar te shtrati i saj e mbushur atë me lule.

Ata dëgjohen edhe duke bërë shaka me lëshimin e frazave vajtuese si: “Po ishe e re…”, “Dagzi do rri pa martuar…”, “Po çfarë do bëj Dagzi pa ty moj motër…”, e të tjera.
Megjithatë, shumë nga ndjekësit e kanë kritikuar këtë improvizim duke e quajtur një shaka që nuk duhet bërë në të tilla raste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb