Amir Rrahmani është zyrtarisht një futbollist i Napolit por do të qëndroj tek Verona në formë huazimi deri në fund të sezonit. Ish futbollisti i përfaqësueses shqiptar dhe Partizanit do ti kushtoj arkave të klubit afro 14 milion euro ndërsa vetë mbrojtësi do të përfitoj 1,5 milion euro në sezon për 5 vitet e ardhshme. Kalimi i Rrahmanit tek Napoli konsiderohet si një goditje e rëndësishme, një investim i sigurt për të ardhmen, për këtë është i bindur agjenti i tij, Ardian Aliaj, ish futbollisti i Kombëtares shqiptar:

Aliaj
Aliaj

“Napoli u tregua klubi më i shpejt dhe korrekt. Amiri është gati për “San Paolo”. Nuk e prisja një interesim kaq të shpejtë nga një klub i madh, kishim në plan që ai të rritej tek Verona por kur erdhi oferta e Napolit nuk hezituam. Për ne është një privilegj të bashkëpunojmë me Napoli, një klub i madh, pavarësisht se në këto momente po kalon një periudhë tranzicioni, këto gjëra ndodhin kudo. Në verë duhet një ristart, nuk do të jetë e lehtë duke parë gjërat e shumta që kanë ndodhur këtë periudhë por për lojtarin nuk do jetë problem, do të vij në qershor kur do të nis një projekt i ri”.

Aliaj2
Aliaj2

Në fund Aliaj foli dhe për përshtatjen e Rrahmanit në skemën me 4 mbrojtës që aplikon Gattuso: “Amir nuk ka asnjë problem në mbrojtjen me 4, e bën diçka të tillë edhe tek Kosova ku është kapiten, un personalisht e shoh më mirë me katër. Rrahmani është i lumtur për këtë mundësi, i motivuar në maksimum”, u shpreh Aliaj në një prononcim për mediat italiane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: