Max Allegri shijon kualifikimin për në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, një biletë e rezervuar vetëm në fundin e ndeshjes pas një goli me shumë fat të Vlahovic: “A mendova shtesën? Po, sepse ndeshja praktikisht ishte e mbyllur, ishim edhe me fat duke gjetur golin e dytë në atë formë. Afrimet e janarit? Vlahovic dhe Zakaria janë dy lojtarë që janë përshtatur mirë në një ekip që po bënte mirë. Vlahovic duhet të përmirësohet ashtu si të gjithë lojtarët e tjerë, duhet të jetë më i pastër në lojën e tij dhe duhet të sulmojë më shumë në thellësi por jemi shumë të lumtur që e kemi në dispozicion”, u shpreh Allegri pas fitores 2-1 kundër Sassuolo.

Në gjysmëfinale, Juve do të përballen me Fiorentien, ish skuadrën e tij Vlahovic, një ndeshje që pritet të jetë e veçantë për sulmuesin serb pasi tifozët e Fiores dhe drejtuesit nuk e pritën mirë largimin e tij: “Unë mendoj vetëm për ndeshjen dhe si të fitojmë, gjërat e tjera nuk më interesojnë, do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat”, u shpreh Vlahovic duke shtuar:

“Ne jemi këtu vetëm për të luajtur futboll, nuk ka asnjë problem. E kam thënë edhe më herët, ky është vetëm fillimi, i detyrohem shumë shokëve të skuadrës, trajnerit dhe shoqërisë që më kanë pritur shumë mirë. Dybala-Morata? Janë të dy lojtarë të mëdhenj, unë jam më i riu dhe i dëgjoj për të arritur në një tjetër nivel”, theksoi Dusan Vlahovic.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb