Stefano Pioli nuk përpiqet të gjej alibi pas humbjes së pësuar kundër Chelsea: “Nuk e nisëm keq ndeshjen, por më pas humbëm distancat. Përtej niveli dhe cilësisë së tyre, mund të kishim bërë më mirë. Nuk ka të bëjë fare me mungesat e disa individëve, ishim pak brilant. Juventus? Humbjet duhet të na ndihmojnë të rritemi. Kemi një mundësi për ta treguar që këtë të shtunë. Në dhomat e zhveshjes ka zhgënjim për faktin që nuk dhuruam paraqitjen tonë më të mirë të mundshme, por kjo humbje duhet të na ndihmojë për ndeshjen e radhës”, u shpreh Pioli në konferencë për shtyp.

Poter
Poter

Atmosfera ishte ndryshe në radhët e Chelsea, trajneri Potter shijon këtë sukses: “Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë, asnjë gol i pësuar, tre të shënuar, shumë personalitet nga ana e djemve. Ishte një fitore e rëndësishme, por kemi ende shumë rrugë përpara për të bërë”, theksoi Potter pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb