Burrneshat, janë një karakteristikë e endit tonë, kryesisht veriut dhe në vite kanë tërhequr vëmendjen e të huajve.

BBC ka realizuar një reportazh mbi këtë fenomen.

Pjesë nga reportazhi:

Shumë pak “virgjëresha të betuara” kanë mbetur në botë, si pjesë e traditës së lashtë ballkanike, për gratë të cilave u vdisnin bashkëshortët apo baballarët, e ata detyroheshin të bëheshin “shtylla” e shtëpisë, duke hequr dorë nga e drejta për të qenë femra.

Shqipëria është një nder vende ku kjo traditë nuk ka vdekur ende. Gjystina Grishaj, një ndër të paktat “burrnesha” shprehet se: “Shqipëria ishte një botë burrash, e vetmja mënyrë për të mbijetuar ishte të bëheshe e tillë”.

Kur ishte vetëm 23-vjeçe, ajo mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën duke u betuar për të qëndruar beqare gjithë jetën dhe duke jetuar si “një burrë”.

Familja e Gjystinës prej më shumë se një shekulli jeton në rajonin e Malësisë së Madhe të Lëpushës. Një luginë e futur thellë midis maleve të thepisura, është një nga zonat e pakta ku ekziston ende tradita e burrneshës, një praktikë shekullore në të cilën gratë betohen pleqve të fshatit dhe jetojnë si burra. Këto gra njihen si burrneshat, ose virgjëresha të betuara.

“Ka shumë të pamartuar në botë, por nuk janë burrneshat. Një burrnesha i përkushtohet vetëm familjes, punës, jetës, për të ruajtur pastërtinë e saj”, thotë 57-vjeçarja.

Për shumë gra të lindura në kohët e mëparshme, shkëmbimi i identitetit të tyre seksual, riprodhues dhe social ishte një mënyrë për të shijuar liritë që vetëm burrat mund t’i përjetonin.

Bërja burrnesha i lejoi grave të visheshin si burra, të vepronin si kryefamiljare, të lëviznin lirshëm në situata sociale dhe të merrnin përsipër punë tradicionalisht të hapura vetëm për burrat.

Gjystina ose e njohur ndryshe si Duni, ishte e vendosur të ishte e pavarur. Ajo kurrë nuk e imagjinonte një jetë tradicionale për veten e saj të martesës, punëve të shtëpisë, veshjes së fustaneve.

Në vend të kësaj, pas vdekjes së babait të saj, ajo vendosi të bëhej një virgjëreshë e betuar, në mënyrë që të drejtonte familjen dhe të mund të merrte përsipër punë për t’i mbështetur financiarisht.

“Ishim jashtëzakonisht të varfër… babai më vdiq, nëna ime kishte gjashtë fëmijë, kështu që për ta bërë më të lehtë për të, vendosa të bëhesha burrnesha dhe të punoja shumë”, ka shtuar ajo.

Gjystina jeton në një fshat të largët ku përdorimi i celularit është i rrallë dhe kjo e bën shkëputjen nga bota e “modernizuar” më të largët.

Si burrnesha dhe kryefamiljare, ajo ushtron edhe artin e bimëve mjekësore për të bërë çajra dhe vajra shëruese, një aftësi e trashëguar nga babai i saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb