Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për veprime për të përmirësuar rezistencën e vendit të tij ndaj sulmeve kibernetike, duke thënë se Rusia ishte goditur nga incidente të shumta që kur Moska dërgoi trupa në Ukrainë.

“Ne në përgjithësi ishim gati për këtë sulm”, tha ai gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

“Ky është rezultat i punës në të gjithë sistemin që është ndërmarrë në vitet e fundit.”

Sulmet vinin nga vende të ndryshme, por ishin “qartësisht të koordinuara”, shtoi ai, dhe synonin “infrastrukturën kritike të informacionit” të Rusisë – duke përfshirë median, institucionet financiare dhe portalin qeveritar.

“Mbrojtja kundër sulmeve të tilla mund të arrihet duke forcuar objektet e ndjeshme shtetërore dhe të industrisë, dhe duke shmangur përdorimin e teknologjisë së huaj, ndër të tjera”, shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb