Populli ukrainas është kthyer në simbol rezistence në luftën ndaj rusëve.

Mësohet së fundmi, se një grua e moshuar ka rrëmbyer të gjithë municionet e rusëve në një fshat afër Kievit dhe ato i ka fshehur në një kasolle.

Armët e siguruara gruaja ia ka dhënë ushtarëve vendas. Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko.

Gruaja e moshuar tha se nuk kishte frikë kur forcat ruse hynë në fshatin e saj Peremoha dhe vendosën t’i “çarmatoste” duke u dhënë municionin e vjedhur ushtarëve ukrainas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: