Ledion Mita është i riu që shpëtoi nga mbytja dy fëmijët të cilët ranë në ujerat e lumit Gjanicë në Fier.

Në një rrëfim për gazetarin e “News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Ervis Kuçi 33-vjeçari tha se fëmijët ishin duke luajtur, kur njëri prej tyre rrëshqiti dhe përfundoi në lumë dhe më pas tjetri u hodh për ta ndihmuar.

Ai tha se duke marrë shkas nga fakti se të miturit nuk po arrinin dot të dilnin nga uji, pasi i mori rryma, u hodh dhe i shpëtoi.

 

“Kisha dalë xhiro. Pashë dy fëmijë që po luanin. Në fillim ishte vajza që i rrëshqiti këmba e para dhe kushëriri i saj, se di ça e kishte, u hodh që ta ndihmonte. Në momentin kur bien në ujë, i merr rryma dhe i fundos të dy. Vajzën zëre se e nxori gati të vdekur në pjesën e urës aty. E pash që s’kisha më nga mbaja dhe u hodha me gjithë rroba. Kapa vajzën të parën, dhe e nxorën të tjerët më pas. Më pas kapa djalin. Erdhi ambulanca dhe i çoi në spital. Fëmijët po luanin. Nuk patën rezistencë se poshtë ka dhe myshk dhe forca e rrymës i mori. Mendova që në momentin e parë të hidhesha. S’e merrte njeri atë iniciativë.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb