Ministri i Brendshëm i Kosta Rikës Michal Soto ka deklaruar se në vendin e tij janë sekuestruar rreth 1 ton kokainë, me destinacion final Belgjikën. Droga ishte fshehur në një kontejner me pure bananeje, në zonën portuale të Limonit.

Rreth 954 kilogramë drogë u zbuluan gjatë inspektimit të kontenierit. Ato ishin ndarë në paketa të presuara prej një kilogramësh dhe ishin vendosur në 29 valixhe, të fshehura gjithashtu mes bidonëve të mëdhenj me pure bananesh. “Që prej fillimit të vitit, policia anti-drogë ka zbuluar në zonën portuale të Limon-it nëntë kontejnerë ku ka qenë fshehur drogë”, tha ministri, raportojnë mediat ndërkombëtare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Soto u shpreh se gjithsej janë sekuestruar më shumë se 5.5 tonë kokainë. “Më shumë se 37 tonë drogë, kryesisht kokainë dhe marijuanë, janë sekuestruar në total në Kosta Rika që prej fillimit të vitit”, shtoi ai.

 (d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb