Strukturat doganore kanë sekuestruar këtë të shtunë një sasi të konsiderueshme valute të padeklaruar.

Mësohet se sasia e eurove u bllokua në një automjet që kishte ardhur me tragetin e Barit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po ashtu bëhet e ditur se pas konstatimit nga Dogana, është njoftuar Policia për hetime të mëtejshme. Deri më tani nuk dihet sasia e eurove të bllokuara, ndërkohë që gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se janë afro 2 milionë euro. Policia ka bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet në port.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb