Gjashtë grabitës të 57 banesave në zonat e Livadia, Orchomenos, Aliartos dhe Beotia në Greqi janë identifikuar pas 5 vitesh.

Sipas hetimeve disamujore gjashtë shtetasit grekë kishin krijuar një grup kriminal që vepronte që nga viti 2017, por nuk kishin arritur të zbuloheshin nga autoritetet pavarësisht se dy bashkëpunëtorë të tyre, ishin arrestuar nga policia e Orchomenos në muajin mars të 2018.

Ndërkohë hetimet zbuluan edhe tetë grabitje të kryera nga data 2 prill i 2017 deri më 4 janar të 2018. Po ashtu autoritetet dyshojnë se autorët mund të jenë përfshirë edhe në grabitje të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: