Policia greke ka bërë të mundur arrestimin e tre personave në Atikë, më konkretisht të dy burrave 26-vjeç, njëri nga Shqipëria dhe një nga Pakistani, si dhe një vajze 21 vjeçe greke.

Arrestimi i tyre është bërë në qendër të Athinës, pasi dyshohet se kanë kryer më shumë se 31 vjedhje në zonë, ku përfshihen dyqane dhe makina. Sipas autoriteteve greke, tre personat e arrestuar kishin formuar një bandë që nga janari i vitit që lamë pas.

Një kamera sigurie, ka fiksuar momenti kur banda ishte në aksion. Njëri prej tyre shihet me maskë kirurgjikale në zonën e Iliupolit duke grabitur një dyqan.

Grabitësi shfaqet teksa thyen derën kryesore të dyqanit me një mjet prerës, e me shpejtësi merr lekët e arkës e pajisje të tjera elektronike që ndodheshin në dyqan dhe largohet. Sendet e vjedhura, sipas raportimeve vendoseshin në një apartament të marrë në qira në periferi të vendit.

Gjithashtu banda akuzohet se thyenin xhamat e makinave të parkuara, e më pas, merrnin nga aty ç’të gjenin, përfshirë çanta dore të mbushura me para e telefonë.

Nga hetimet paraprake, ndaj personave të arrestuar rëndojnë akuzat për 29 vjedhje dyqanesh, e 6 vjedhje makinash, ndërsa shumë sende të vjedhura janë gjetur e konfiskuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: