Qeveria e Kosovës në detyrë ka hequr masën e karantinës për komunat Klinë, Viti dhe Malishevë, ka njoftuar zyra e kryeministrit të Kosovës.

Malisheva
Malisheva

Vendimi është marrë në një mbledhje të Qeverisë në detyrë.
“Ndryshimet dhe plotësimet e miratuara do të shfuqizojnë pjesët e vendimit që ndalojnë hyrje-daljet në komunat e Klinës, Vitisë dhe Malishevës”, thuhet në komunikatë.

Vendimi është miratuar me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ai i obligon të gjitha institucionet Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e tij.

Në Kosovë, 823 persona janë infektuar, 336 janë shëruar edhe 22 kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri.

Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb