TIRANË- 15 studentë kanë përfunduar në urgjencë gjatë natës për shkak të një helmimi që iu ka ndodhur gjatë një ekspedite jashtë Tiranës.

Zyrtarisht policia deklaron se më datë 14.06.2017, rreth orës 01:04, në pavijonin infektiv të Spitalit “Nënë Tereza” kanë shkuar rreth 15 studentë të toksikuar.

Rreth orës 04:52 të gjithë studentët janë larguar për në banesë pas mjekimit të marrë.

Nga veprimet hetimore të kryera është mësuar se këta shtetas janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në një restorant në Kalimash, Kukës. Veprimet e mëtejshme procedurale ndiqen nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb