FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Levan-Tepelenë, ku kanë mbetur të plagosur një çift të rinjsh. Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Selishtë, ku një automjet tip “Skoda” me targa greke ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë.
Drejtuesi i mjetit, 31-vjeçari S. Muçaj ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një fushë anës autostradës.

Mësohet se në makinë ndodhej një çift të rinjsh që po ktheheshin nga Greqia në drejtim të Tiranës. Të dy janë transportuar në spitalin e Fierit ku sipas bluzave të bardha, gjendja shëndetësore e 31-vjeçarit paraqitet e rëndë si pasojë e disa frakturave të marra në pjesë të trupit, ndërsa e fejuara e tij ka marrë plagë të lehta.

Shkaku i aksidentit dyshohet se ka qenë lodhja dhe përgjumja e drejtuesit të mjetit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: