Bledar Selmanaj, i cili qëndron pas hekurave për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljan Bullgarit, në Vlorë, ka mohuar se ka tentuar vetëvrasje në burgun e Peqinit.

Në një bisedë telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ të gazetares Evis Ahmeti, Selmanaj tha se 3 të dënuar të tjerë e kishin sulmuar me thikë dhe tentuan ta vrisnin. Ai tha se këta persona janë paguar 100 mijë euro për ta ekzekutuar atë.

“Në momentin kur jam arrestuar dhe kam dalë në gjykatë, jam shoqëruar në burgun e Peqinit. Kam qenë në izolim total. Kanë ardhur drejtuesit e burgut dhe më kanë nxjerrë nga regjimi dhe më kanë nxjerrë në ambiente të veçanta. Një ditë kur më nxorën jashtë, dy të dënuar mu sulën me thika artizanale, për të më goditur. Një tjetër më kapi prej fyti. Më pas ia vura në fyt njërit prej tyre që mos të afroheshin ata të tjerët. Grupi i sigurisë ka parë gjithçka, dhe më pas kanë ndërhyrë. Në 17 shtator 2021 ndodhi episodi. Ata më shoqëruan në spitalin e Burgut në Tiranë. deklarova dhe në SHCCBA. Personat kanë qenë të paguar. Ju kanë marrë 100 mijë euro. I ka të gjitha këto prokuroria. në spitalin e burgut kam qenë në grevë urie. isha në ditën e 9 të grevës së urisë. Atje ndenja 27 ditë në grevë urie. E bëra grevën se jam i pafajshëm, pasi më vranë vëllain. Sot nuk di ku kam familjen, se di nëse është gjallë apo jo. Ju shpreh ngushëllime familjarëve të Xhuljanos. Nëse prokuroria e Vlorës nuk bën drejtësi. Se di për ça u vra, por prishje pazaresh droge. Prokuroria e di shumë mirë se kush e ka kryer vrasjen. Atëherë më lë mua në dorë gjykim pastaj.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb