VLORE- Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar sot një sipërfaqe toke në bregdet. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 48 mijë m2 tokë në Vuno të Dhërmiut.

Mësohet se sekuestrimi u bë me urdhër gjykate, pasi rezultonte se sipërfaqja e tokës ishte përfituar me dokumente të falsifikuara. Nga hetime e kryera deri më tani rezulton se toka i përket shtetasit A. Dhimogjikë, ndërkohë që hetimi për këtë çështje kishte nisur një vit më parë.

Thuhet se pjesa më e madhe e tokës ndodhet në bregdetin e Dhërmiut.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb