DURRËS

Policia e Durrësit informon se ka arrestuar dy shtetas, të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Uniformat blu të qytetit bregdetar thanë se në pranga ranë një 30-vjeçar dhe një 46-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Bien në prangat e Policisë 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, 1 për armëmbajtje pa leje dhe 1 për plagosje të rëndë me dashje.

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

  1. (F).M., 30 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës, sepse më 27.04.2019, ky shtetas i është larguar Patrullës së Policisë Fier dhe nga kontrolli i ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonte, Policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë tip “TT”, e cila i përkiste këtij shtetasi.

Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më  datë 24.06.2019 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Gjithashtu u ndalua shtetasi:

I.H.,46 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës, sepse më datë 07.09.2017, në tregun industrial, Durrës është konfliktuar me shtetasin A.Ll., të cilin e ka goditur me thikë dhe më datë 12.09.2017 ai ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra.

Shtetasin I. H. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 13.03.2019, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet e 6 muaj e 13 ditë burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje “.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb