Dy persona që ishin shpallur në kërkim nga policia, kanë rënë në pranga.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F. M., 47 vjeç, banues në Prizren të Kosovës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo i vizave”. Po ashtu në pranga ranë dhe shtetasi me inicialet S. K., banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Ndërtim pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb