Policia e Durrësit vijon punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, duke arrestuar 1 persona, proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë dhe ndaluar 2 persona të shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit “Bye Pass”, kanë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim në kudër të këtij operacioni: shtetasin Xh. V., 62 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për ndërtim të paligjshëm” dhe shtetasen A. B., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J. R., 19 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit T. Z., 17 vjeç dhe Xh. Ç., 16 vjeç, banues në Durrës, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur telefonin shtetasit L. O., 16 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: