Dy shqiptarë të shpallur në kërim për trafik droge dhe vepra të tjera të paligjshme janë kapur në Greqi ditën e sotme.

Raportohet se pala greke ka kapur në pikën kufitare të Kakavijës njërin prej shqiptarëve i cili rezulton me urdhër arresti nga Prokoria e Ileas për çështje droge dhe armësh.

Ndërkohë shtetasi tjetër i kapur në Selanik është një 44-vjeçar i shpallur në kërkim për dy dënime me total prej 18 vitesh dhe 20 mijë euro gjobë për drogë dhe krime të tjera.

Raportohet se në momentin e arrestimit atij i është gjetur edhe një sasi droge ende e pacaktuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb