Kalifornia është përfshirë nga vatra zjarresh të shumta, duke rrezikuar banesa dhe shkrumbuar mijëra ha tokë.

Situata më e rëndë po shfaqet në qytetin Gold Rush në Greenville, ku atje, janë djegur sipërfaqe të tëra pyjesh dhe tokë.

Një nga banorët e zonës, në një intervistë për mediat e huaja e ka konsideruar zjarret me një përbindësh.

“Ishin shumë intensive. Ti shikoje flakët përvëluese që vinin nga kodra, e sa më shumë afroheshin aq më të fuqishme bëheshin. Tamam si një përbindësh”, është shprehur banori. Shkak për zjarret janë bërë temperaturat ekstreme të motit dhe erërat e forta, që favorizojnë zjarret për përhapjen e mëtejshme.

Banorë të shumtë janë evakuuar për të ruajtur shëndetin dhe sigurinë e tyre, ndërsa autoritetet prej ditësh janë në luftë me flakët, për të rikthyer normalitetin në vend.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb