Juristi Çlirim Gjata në një deklaratë për mediat akuzon publikisht Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë se nuk ka marrë masa dhe kontrolle për një grup paramilitar të armatosur, që ndodhej brenda selisë së PD-së ditën e protestës së 8 janarit.

Ai tha jashtë gjykatës, pasi u dha masa e sigurisë për protestuesit e arrestuar, Gjata tha se 18 të arrestuarit dolën para gjyqit pa fakte.

“Policia nuk ka bërë asgjë për informacionet e sakta që ka pasur. Në ambientet e PD ka pasur grup paramilitar të armatosur. Ishin të gatshëm që të përdornin armët dhe dhunë kundër protestuesve. Prokuroria dhe policia nuk heton me pamje. Por ndjek penalisht individualisht. Sa i takon 18 protestuesve dolën para gjyqit pa fakte. Kishte raste kur vetë prokurori u shpreh se këtë e ka ndaluar policia, por për të s’ka provë. Këta persona nuk janë kapur në oborrin e PD. Prokuroria dhe policia, megjithëse kanë pasur se në 6 dhe 7 kanë pasur regjistrime të denoncimeve se; në seli ka njerëz të armatosur, s’kanë bërë kontrolle. problemi është se policia nuk ka bërë asgjë për grupin paramilitar të armatosur që ka qenë brenda në PD. Asnjë nuk është ndaluar nga policia, pasi ka pasur marrëveshje mes Bashës dhe policisë që ata të rrinë aty dhe mos t’ju hyjë asnjë gjemb në këmbë.”, tha Gjata.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: