Zbardhen detaje nga sherri i dhunshëm mbrëmë në Maliq. Ngjarja ndodhi në fshatin Podgorie. Gazetarja Lorena Kodra bën me dije për ‘BalkanWeb’ se i arrestuari i ngjarjes është shtetasi Engjell Bezati, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet e fshatit.

Ashtu siç bëjnë të ditur burimet konflikti ka nisur fillimisht duke u grindur verbalisht e më pas ka vijuar duke u goditur me sende të forta dhe shishe. Mësohet se Bezati ka qenë i vetëm në konflikt përballë dy vëllezërve Xhemollari.

Të 3 këta persona kanë qenë të ulur në një tavolinë në lokal në momentin kur ka nisur konflikti, ndërsa situata ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta dhe mjeteve prerës. Të tre këta persona përfunduan në spital, me plagë të lehta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: