Lumi Ishëm përmbyti ditën e djeshme me mijëra hektarë tokë në disa fshatra të Fushë-Krujës dhe të Njësisë Administrative Ishëm.

Reshjet e shiut pushuan gjatë ditës dhe uji filloi të tërhiqej deri rreth orës 22:00 të mbrëmjes, niveli ra ndjeshëm.

Por reshjet e dendura rifilluan dhe niveli i lumit filloi te ngrihej frikshëm.

Aktualisht janë rreth 5000 hektarë tokë bujqësore nën ujë në fshatrat, Derven, Luz, Bilaj, Murqinë, Mallkuc dhe një sipërfaqe përafërsisht e tillë dhe në fshatrat fushore të Njësisë Administrative Ishëm.

Janë mbi 50 banesa dhe disa biznese të rrethuara nga uji. Raportohet se janë të bllokuara nga uji rrugët e disa lagjeve si ajo e lagjes fundore në fshatin Murqine, rruga e Gjokejve në Derven, etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb