TIRANE – Inspektorati Shtetëror i Mjedisit në kuadrin e ligjit të Moratoriumit të Pyjeve hyrë në fuqi më 11 Shkurt 2016 për një periudhë 10- vjeçare, kreu inspektimin, verifikimin dhe zbatimin e kontratave ekzistuese për fondin pyjor dhe kullosor të subjekteve koncesionare kontraktuese me ministrinë e Mjedisit për aktivitetin që ushtronin në prerjen ripërtëritëse të fondit pyjor kombëtar.

Sipas kontrollit të ushtruar u gjet se 10 subjektet që operonin dhe ushtronin aktivitetin në fushën e pyjeve deri në 11 Shkurt 2016 datë që Moratoriumi i Pyjeve hyri në fuqi, referuar kontratave lidhur me ministrinë e Mjedisit, kanë shkelur një sërë udhëzimesh ligjore si dhe pika e kushte të të kontratës me të cilat ato operojnë në këtë fushë, duke çuar proceset në veprime të kundraligjshme. Kompanitë e kontraktuara për prerje ripërtëritëse në fondin pyjor kombëtar në raste të caktuara kanë vepruar ose mosvepruar bazuar në të drejtat dhe detyrimet që i lindin nga këto kontrata

ISHMP i ka propozuar, ministrisë së Mjedisit, ndjekjen e procedurave për heqjen e liçensës këtyre subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e pyjeve, Ministrisë së Mjedisit për shkeljet e konstatuara për subjektet objekt të kontratave për vjeljen e materialit drusor në ngastrat dhe grup ngastrat pa rrugë auto pyjore, brenda afatit ligjor të parashikuar.

Po ashtu ISHMP ka propozuar ndjekjen e procedurave për heqjen e licensës së drejtuesve teknikë të këtyre subjekteve, si dhe procedim për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për prerjen e paligjshme të pyjeve ku kompanitë operojnë, pranë qarqeve Elbasan, Korcë, Lezhë, Dibër, Kukës dhe Tiranë.

ISHMP do të njohë zyrtarisht me raportin dhe dokumentacionin e plotë për masat e propozuara ndaj këtyre subjekteve koncesionare edhe 61 bashkitë në vend, të cilat sipas ligjit në fuqi nr. 48/2016 ”Për pyjet dhe shërbimin pyjor” janë pronarë të fondit pyjor kombëtar, që menaxhojnë dhe administrojnë këtë fond, referuar pikës 2 propozimeve si më lart.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: