Instituti i Shëndetit Publik jep disa këshilla jetike në Ditën Botërore të Melanomës, lidhur me parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ISHP thekson se “Masa më e rëndësishme për parandalimin e kancerit të lëkurës është një mbrojtje efektive nga rrezet ultravjollcë”.

Mesazhi i ISHP:

#DitaBotëroreMelanomës
? Qëllimi i Ditёs Botёrore tё Melanomës është rritja e ndërgjegjësimit ndaj kancerit tё lёkurёs.
?? Melanoma është një nga llojet më të rrezikshme të kancerit të lëkurës. Ajo zhvillohet në qelizat ku prodhohet melanina, pigmenti që përcakton ngjyrën e lëkurës sonë. Melanoma mund të formohet gjithashtu në sy dhe mjaft rrallë në organet e brendshme si p.sh. zorrët.
Shkaku i melanomës nuk është i qartë, por ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë (UV) të diellit apo solarëve rrit shumë rrezikun e zhvillimit të këtij lloj kanceri. Në faktorët rrezikues ka edhe një komponent gjenetik, i cili luan gjithashtu një rol të rëndësishëm.
?? Parandalimi dhe zbulimi i hershëm
Masa më e rëndësishme për parandalimin e kancerit të lëkurës është një mbrojtje efektive nga rrezet ultravjollcë:
? Të shmanget me çdo kusht djegia nga dielli.
? Të qëndrohet në hije në orën 11 – 15, ⏰ atëherë kur ngarkesa me rreze UV është më e madhe.
? Të mbahen kapelë, syze dielli dhe rroba të përshtatshme. ? ?
? Të përdoret krem me faktor të lartë mbrojtës. ?
? Të mos ekspozohen kurrë drejtpërdrejt në diell, foshnjat deri në moshën njëvjeçare. ??
? Veçanërisht fëmijët ёshtё mirë të mbrohen nga dielli. ??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb