Gazetari Renaldo Salianji ka zbuluar detaje nga ceremonia mortore e për Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Nga burime, mësohet se trupi i Fortlumturisë së Tij do të prehet në Shqipëri, amanet ky i Kryepeshkopit për dekadat që ka kaluar në Shqipëri.

Ky është edhe një rregull i Kishës Autoqefale, që Kryepeshkopët të prehen në vendin ku kanë shërbyer, jo në vendin e lindjes.

Megjithatë pritet mbledhja e Sinodit të Shenjtë për të përcaktuar edhe detajet dhe për të marrë vendimet në lidhje me ceremoninë mortore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb