Një banore e lagjes numër 6 në Durrës, e dëmtuar shumë nga tërmeti, ka treguar tmerrin e përjetuar në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit.

Për gazetaren e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat, banorja tregoi si kishte arritur të dilte jashtë pas tërmetit, ku sipas saj, ishte bërë tym i zi, ngaqë kishte rënë pallati.

“Nuk kemi ditur çfarë të bëjmë, u ulëm në krevat dhe kemi bërtit me sa kishim në kokë. Nuk lëvizëm nga vendi, vetëm i luteshim Zotit. U ngritëm pastaj, e pamë që s’po pushonte, binin gjëra gjithandej. U fikën dritat. Shkuam te dera, shyqyr u hap. Po bërtisja si e çmendur, njerëzit po dilnin me qetësi. Kemi zbrit shkallëve, pasi ka pushuar, po ka mbajtur goxha.

Kur erdhëm këtu, dëgjuam ulërima. Këtu ishte bërë tym i zi, ngaqë kishte rënë pallati. Ulërimat dilnin nga fundi i dheut, që na është hapur shpirti, zemra. Me mjete primitive, me litar e çarçaf u munduan t’i ndihmonin, por ishte shumë vonë. Ndihma, ndihma, ndihma, nuk dëgjohej më. Kati poshtë ishte rrafshuar”, tregon banorja.

Nuk jeni rikthyer në banesën tuaj?
Jo. Jam akoma me pizhame. Natën e kemi kaluar në makinë, edhe mbrëmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: