Bella Hadid ka folur për betejat e saj me shëndetin mendor dhe pamjen e saj fizike në një intervistë për revistën Vogue.

Gjatë bisedës, modelja 25-vjeçare, e cila më parë pretendonte se nuk kishte bërë asnjë operacion plastik, zbuloi se kishte bërë ndërhyrje në hundë në moshën vetëm 14-vjeçare dhe tani është penduar për këtë.

Bella gjithashtu detajoi vështirësitë e saj me imazhin e trupit dhe shëndetin mendor, duke pranuar se ndihej gjithmonë ‘e shëmtuar’ dhe ‘e pakëndshme’ në krahasim me motrën e madhe Gigi, ndërsa reflektonte për betejën e saj me anoreksinë dhe duke kërkuar trajtim për depresionin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Do të doja të kisha mbajtur hundën e paraardhësve të mi. Mendoj se do të isha rritur në të.”- ta supermodelja. Ndër të tjera ajo shpjegoi se ishte ndjerë gjithmonë në presion nga pamja fizike e motrës së saj më të madhe, Gigi Hadit e cila sipas saj ishte shumë më e bukur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb