DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar sot një grua të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh. Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punë së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetases Brunilda Domi 38 vjeçe, banuese në këtë qytet.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me një vendim të datës 27.01.2017 e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: