Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë. Ai ishte dënuar nga gjykatat shqiptare për kultivimin e bimëve indiane të kërpit me 4 vite burg.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u ndalua në rrugën ‘Via Salaria per l’Aquila’, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Menjëherë agjentët, nisur nga rreziku i arratisjes, e arrestuan dhe e shoqëruan në paraburgim, ndërsa njoftuan gjykatën Apelit të Romës, e cila do të vlerësojë dhe ekstradimin e të riut drejt vendit tonë për faktin se ku mund të vuaj dënimin prej 4 vitesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb