TIRANË- Ekstradohet nga Gjermania një kosovar, i cili ishte dënuar me 9 muaj burg. Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Elez Rrahmanaj, lindur në Suharek.

Burime nga Policia e Shtetit bënë me dije se më datën 8 prill të vitit të kaluar Gjykata e Tiranës kishte dënuar Rrahmanaj për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave, vizave”. Mësohet se arrestimi i tij u bë në Sachsen, me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Nga hetimi, ka rezultuar se Elez Rrahmanaj, ka falsifikuar pasaportën e tij, duke vendosur në të një vizë polake të falsifikuar. Ndërkohë, 48-vjeçari i është dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: