Autoritetet greke në doganën e Kakavijës kanë ndaluar një shtetas shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim, ndërsa raportohet se arrestimi i tij u krye nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Pogonit.

Sipas burimeve për BalkanWeb shtetasi shqiptar rezulton i dënuar nga Gjykata e Athinës me 2 vite e 7 muaj burg, përfshirë këtu dhe 5000 euro gjobë për prostitucion.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb