GREQI

Një 41-vjeçar shqiptar u arrestua në Korinth, pasi ishte dënuar nga një gjykatë në Athinë për trafik droge.

Shqiptari u prangos nga policia helene në qytetin e Korinthit, ndërsa pritet që t’iu dërgohet autoriteteve në kryeqytetin grek për veprime të mëtejshme proceduriale.

I arrestuari ishte dënuar me vendim të formës së prerë për trafik droge në Athinë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb