Policia e Shtetit ka vendosur në pranga dy persona, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në operacionin që kanë marrë pjesë Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë Thanë dhe ZQK Interpol Tirana, është bërë i mundur arrestimi i të kërkuarit Herjolind Lena, 43-vjeç nga Maqedonia e Veriut.

Ky i fundit pritet të ekstradohet në Zvicër, pasi nga një gjykatë atje është dënuar për veprën penale “grabitje dhe mashtrim”. Po ashtu është bërë i mundur dhe arrestimi i shtetasit B. L., nga Pogradeci pasi ishte duke drejtuar mjetin pa patentë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar Herjolind Lena, 43 vjeç, banues në Strugë, Maqedonia e Veriut.

Gjykata Supreme e Kantonit të Bernit, Zvicër, me vendimin e datës 07.07.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet e 3 muaj burg për veprat penale “Grabitje” dhe “Mashtrim”, mbetur në tentativë, parashikuar në Kodin Penal zviceran.
——————–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. L., 42 vjeç, banues në fshatin Lekas, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin kamion tip “Ifa”, pa targë, me të cilin po transportonte 10 m dru zjarri të llojit ah dhe dushk, pa lejen përkatëse.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb