Deputetja e PS, Blerina Gjylameti shkruan në FB se ka ngelur pa fjalë për ndarjen nga jeta të kryebashkiakut të Rrogozhinës, Haxhi Memolla.

Gjylameti thotë se do ta mbajë mend si një njeri të mirë dhe të buzëqeshur. Kujtojmë se Gjylameti vetëm pak kohë më parë humbi vëllain e saj në një aksident në tunelin Elbasan- Tiranë.

 

STATUSI I BLERINA GJYLAMETIT

Pa fjalë dhe e pabesueshme për ndarjen tënde nga jeta miku ynë. Një ikje pa rradhë që trondit kujtesën tonë dhe shton dhimbsurinë e çmueshme për jetën. Haxhi Memolla ishte dhe mbetet memoria e njeriut të mirë të cilin do ta mbaj mend përherë si në këtë foto, të buzqeshur. U prefsh në paqe

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb