Yjet e skenës dhe ekranit janë mësuar të jetojnë jetën nën shkëlqimin e syve të publikut. Por ka edhe raste të sikletshme dhe e tillë ka qenë për aktoren dhe regjisoren amerikane, Olivia Wilde.

Ajo ishte duke prezantuar filmin e saj më të ri, në një moment, kur në skenë i mbërrin një zarf, për të cilin ajo tha se ishte pjesë skenari. Por në të vërtetë, në zarf, ishte një letër për dokumentet ligjore në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve që aktorja ka me ish-partnerin Jason Sudeiks.

Nëna e dy fëmijëve , e cila është në një lidhje me këngëtarin Harry Styles , aktori kryesor i filmit të saj, fillimisht supozoi se asaj po i ofrohej një skenar i ri kur iu dorëzua një zarf kafe i shënuar “personal dhe konfidencial” ndërsa shfaqej në eventin CinemaCon në Las Vegas të martën.

“Kjo është për mua, apo jo?” pyeti Wilde, teksa prezantoi pamjet nga filmi i saj. “Shumë misterioze. Tani do ta hap”, tha ajo.

Duke parë përmbajtjen e saj, ajo pyeti: “A është ky një skenar? . . . E mora vesh, e kuptova.
Faleminderit”, përpara se të rifillonte prezantimin e saj.

Dje u zbulua se zarfi mbante dokumente ligjore në lidhje me kujdestarinë e dy fëmijëve të Ëilde me ish-partnerin e saj Jason Sudeikis , i cili mbrëmë u tha se ishte i tronditur nga mënyra se si ajo me sa duket ishte “justiikuar” në një mënyrë kaq publike.
Ëilde është më e njohur për regjinë e komedisë së shkollës së mesme amerikane Booksmart dhe për rolin e saj si Remy “Thirteen” Hadley në dramën mjekësore House , ku luajti gjithashtu Hugh Laurie.
Ajo u takua me Sudeikis, aktorin dhe komedianin që luan në Ted Lasso , në vitin 2011 dhe pati dy fëmijë së bashku: një djalë Otis, tetë vjeç dhe vajzën Daisy, pesë vjeç. Çifti ishin fejuar, por kurrë nuk u martuan dhe u ndanë në vitin 2020.

Detajet e marrëveshjes së kujdestarisë së tyre mbeten private dhe as Wilde dhe as Sudeikis nuk kanë komentuar mbi përmbajtjen e zarfit.

Një burim i afërt me Sudeikis, 46 vjeç, tha për Variety : “Dokumentet u hartuan për të vendosur juridiksionin në lidhje me fëmijët e zonjës Wilde dhe z. Sudeikis.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: