ELBASAN

Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e sotme në Elbasan, pasi ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, ku shtetasi Y. Ç., 50 vjeç, banues në Elbasan, duke punuar në një objekt, është rrëzuar nga skela dhe për pasojë është dëmtuar.

Pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: