Një 40-vjeçar banues në Korçë, ka rënë nga një objekt dykatësh.

Sipas policisë, 40-vjeçari K.H., në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë duke punuar, ndërsa aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Sakaq grupi hetimor po punon për të verifikuar rrethanat e ngjarjes.

Dhërmi/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2022, në fshatin Dhërmi, Himarë, duke punuar, ka rënë nga një objekt dykatësh, shtetasi K. H., 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: