Raportimet live nuk ishin si çdo herë tjetër për gazetarin sportiv nga Ekuadori, Diego Ordinola, pasi ra pre e një grabitje.

Teksa ai po prezantonte ndeshjen e radhës para stadiumit “Monumental”, pranë i afrohet një i ri dhe i drejton armën.

Hajduti i kërkon trupës televizive celularët dhe më pas zhduket midis trafikut të kryeqytetit, i ndihmuar dhe nga një bashkëpunëtor që e priste me motor.

I gjithë ky moment është filmuar nga kameramani, i cili edhe pse në një situatë jo fort të favorshme, nuk e lëshoi kamerën nga dora.

“Nuk punojmë dot rehat!”, komentoi Ordinola në Twitter.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb