Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar pasditen e djeshme në një zonë të Follorinës në Greqi.

Arrestimi i tij është bërë nga një punonjës i policisë greke në Kapshticë.

Gjatë kontrollit të pasaportave, autoritetet kanë konstatuar se ndaj të riut kishte një urdhër arresti në gjermani, për vjedhjen e një banese atje.

Po në Follorinë, është kapur një shqiptar 44 vjeç, i kërkuar me urdhër ndalini nga Prokurori i Zakynthos, për përdhunim, kanosje dhe plagosje.

Ngjarje të ndodhura në harkun kohor nëntor 2016 shtator 2020 në Greqi.

Gjithashtu është bërë arrestimi i një tjetër shqiptari. 42-vjeçari ishte në kërkim pasi akuzohej për trafikimin e një sasie të madhe droge të kapur në korrik 2011 në Janinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb