Një tërmet me magnitudë 6.6 goditi brigjet perëndimore të Qipros herët të martën, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Mediet e huaja raportojnë se lëkundja është ndjerë në Izrael, Liban dhe Turqi.

Tërmeti i fortë ishte me qendër 48 kilometra (30 milje) në perëndim-veriperëndim të qytetit të Polis në ishullin mesdhetar, tha USGS.

Ai dridhi ndërtesat në kryeqytetin Nikosia, 130 kilometra larg dhe ata pak njerëz që ishin zgjuar dolën në rrugë.

“Ishte e frikshme. E gjithë ndërtesa po dridhej”, tha një banor i Nikozisë për AFP. “Mendova se nuk do të mbaronte kurrë”.

Qiproja shtrihet në një zonë dytësore të prirur ndaj tërmeteve, por lëkundjet e një magnitude të tillë janë të rralla.

Tërmeti më i madh në vitet e fundit ishte me magnitudë 6.8 në vitin 1996, i cili vrau dy njerëz në Paphos përgjatë bregut perëndimor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: