Një makinë është përfshirë nga flakët në Elbasan, teksa ka qenë e parkuar.

Policia njofton se është djegur pjesërisht mjet në pronësi të shtetasit E.S., 22 vjeç, banues në Elbasan.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 18.08.2021, rreth orës 17:55, në lagjen “Kala”, Elbasan ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit E.S., 22 vjeç, banues në Elbasan , i cili ishte i parkuar.

Si pasojë e zjarrit, automjeti është djegur pjesërisht.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb