Është përfshirë nga flakët një makinë në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë. Policia thotë, se makina tip “Mercedes”, në pronësi të L. M., ishte e parkuar kur mori flakë në pjesën e përparme.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti në mjet. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2022, rreth orës 03:40, në lagjen “Kushtrimi “, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme automjeti tip “Mercedes”, në pronësi të shtetasit L. M., i cili ishte i parkuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb